Manchester United do bëjë vetëm një ofertë për yllin e Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho, derisa gjiganti gjerman do e pranojë ose ta refuzojë.
Dortmund ka kërkuar 100 milionë euro për anglezin, mirëpo “Djajtë e Kuq” kanë bërë presion që ta shesin në vlerë më të ulët, transmeton portali arbresh.info.
Sipas DailyStar, United do ofrojë 80 milionë euro dhe nëse oferta refuzohet, atëherë do shikojnë alternativat.
Sancho këtë sezon ishte në top formë, ndërsa shihet si lojtari adekuat që mund të luaj pranë Anthony Martial dhe Marcus Rashford.
Për Sancho-n ka interesim edhe Chelsea, Manchester City dhe Real Madrid, por këto skuadra nuk janë të gatshme ta paguajnë vlerën e kërkuar të Dortmund-it./arbresh.info.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist