Manchester United-i afër transferimit të yllit brazilian, agjenti i lojtarit udhëton në Angli

18:11 | 7 Shtator 2020
Arbresh Info

Manchester United-i ka përparuar me bisedimet për transferimin e mbrojtësit të Porto-s, Alex Telles.

“Djajtë e Kuq” duan të përforcohen me një mbrojtës që mund të sfidojë Luke Shaw, i cili humbi fundin e edicionit të kaluar shkaku i lëndimit, transmeton portali arbresh.info.

Gjigantit anglez i është ofruar shansi për të transferuar mbrojtësin e Real Madrid-it, Sergio Reguilon, i cili ka impresionuar edicionin e kaluar të Sevilla.

Por, sipas A Bola, United-i e ka identifikuar Alex Telles si lojtar më adekuat.

Porto për Telles kërkon se paku 40 milionë euro, ndërsa në garë është edhe PSG-ja.

Edicionin e kaluar, braziliani realizoi 11 gola dhe dhuroi tetë asistime në 31 ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme