Manchester United heq dorë nga James, preferon yllin e Aston Villa-s

16:59 | 19 Prill 2020
Arbresh Info

Manchester United preferon transferimin e kapitenit të Aston Villa-s, Jack Grealish para yllit të Real Madrid, James Rodriguez.

“Djajtë e Kuq” janë duke u interesuar për një mesfushor ofansiv dhe listës i prijnë Grealish e James, transmeton portali arbresh.info.

James ka humbur besimin e Zinedine Zidane, andaj është duke bërë gjithçka për tu larguar nga “Santiago Bernabeu”.

Kurse, Grealish preferon të luaj të ndonjë skuadër me të cilën mund të fitojë trofe.

Manchester United besojnë se Grealish është lojtari i duhur sepse është mësuar në kampionatin anglez, ndërsa James do të has probleme deri të adaptohet./arbresh.info.

Të ngjashme