Casemiro pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ai nuk është në planet e trajnerit Erik Ten Hag.
Prej kohësh Djajtë e Kuq janë duke shikuar një zëvendësues të denjët për brazilianin dhe duket se atë e kanë gjetur në kampionatin brazilian.
Manchester United po përgatitet të bëjë një ofertë zyrtare për Richard Rios, mesfushorin kolumbian që shkëlqeu në Copa America.
Mesfushori defensivë ka pasur një sezon mjaftë të mirë në Copa America, ku shkoi me Kolumbinë deri në finale të kësaj gare.
24-vjeçari është pjesë e skuadrës braziliane Palermias dhe ka pasur paraqitje fantastike edhe në Serie A braziliane.
Djajtë e Kuq janë të vendosur të ofrojnë 22 milionë euro për transferimin e Rios në Old Traford dhe Ten Hag tanimë ka dhënë dritën e gjelbër për këtë transferim.
Palët janë në bisedime të avancuara dhe kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e kolumbianit. /Telegrafi/
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...