Manchester United gjen pasuesin e Paul Pogba, rikthen interesimin për yllin e Ajax

21:50 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Manchester United gjatë verës do të provojë përsëri për të transferuar yllin e Ajax, Donny Van de Beek, i cili shihet si pasuesi i Paul Pogba.

Pogba këtë sezon ka pësuar lëndime të shumta, mirëpo vazhdon të mbetet i lidhur me largimin nga “Old Trafford”, transmeton portali arbresh.info.

Real Madrid dhe Juventus janë tejet të interesuar për francezin dhe thuhet se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të pranojnë oferta nën vlerën 100 milionë euro.

Sipas TodoFichajes, United gjatë verës do e shesë Pogba dhe me ato para do provojnë ta bindin Van de Beek.

Holandezi është i interesuar për një sfidë të re dhe dëshiron kalimin te Real Madrid, mirëpo Zidane preferon Pogba-n.

Ajax për Van de Beek kërkon 35 milionë euro./arbresh.info.

Të ngjashme