Google ADS

Manchester United gati 50 milionë euro për yllin e Everton

08:50 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Manchester United ka përgatitur 50 milionë euro për yllin e Everton, Dominic Calvert-Lewin.

Sipas The Sun, Lewin është një ndër lojtarët kryesorë në listën e “Djajve të Kuq”, transmeton portali arbresh.info.

Anglezi shihet si zëvendësimi adekuat i Erling Haaland, i cili nënshkroi kontratë katërvjeçare për Borussia Dortmund.

Disa raportime thonë që United për Leqin ka interesim që një kohë të gjatë.

Pos tij në listën e gjigantit anglez është edhe sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme