Manchester Unitedi është futur në garë për sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez.
23-vjeçari ishte shumë afër transferimit te gjiganti spanjoll, Barcelona, gjatë kësaj vere, por për shkak të problemeve financiare dështoi të transferonte atë.
Edhe Chelsea kishte tentuar në momentet e fundit të afatit kalimtar që ta rrëmbente argjentinasin, por përgjigja e lojtarit ka qenë negative.
Martinez është duke vazhduar të shfaqë formë të mirë edhe këtë sezon, pasi i ka shënuar tri gola në tri ndeshje radhazi.
Unitedi së fundmi e transferoi Edinson Cavanin, por uruguaiani nuk është opsion afatgjatë, ndërsa edhe Anthony Martial është dukë hasur në telashe këtë sezon.
Martinez ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2023. Ai i ka shënuar 33 gola në 88 paraqitje për skuadrën italiane që nga ardhja nga Racing Club në vitin 2018./Gazeta Express/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...