Google ADS

Manchester United fiton, por City kualifikohet në finale të EFL

22:43 | 29 Janar 2020
Arbresh Info

Manchester United ka mposhtur rivalin lokal Manchester City, por është eliminuar nga Carabao Cup.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultat 3 – 1 në të mirë të “Qytetarëve” kurse ndeshja e kthimit në “Etihad” u mbyll me rezultat 0 – 1 në favor të “Djajve të Kuq”.

Golin e vetëm në ndeshje për mysafirët e shënoi Nemanja Matic në minutën e 35-të, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/MicheyMiles/status/1222628517105602566

Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, por assesi nuk gjetën rrugën drejt golit.

Manchester City në finale do të përballet me Aston Villan./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme