Klubi anglez, Manchester United po përgatitet të shesë sulmuesin anësor, Jadon Sancho, në afatin kalimtar të janarit.
Djajtë e Kuq janë të ngopur me qëndrimin e dobët të Sanchos, i cili ka qenë një problem që nga ardhja e tij në klub.
Sipas mediumit The Mirror dhe mediave tjera, Sancho ka refuzuar t’i kërkojë falje trajnerit Erik ten Hag për kritikat e tij në rrjetet sociale.
Këto media shtojnë se edhe lojtarët e vjetër të Unitedit shkuan të flisnin me Sanchon për ta bërë atë të ndryshojë mendje.
Megjithatë, ai ka refuzuar të kërkojë falje, që do të thotë se do të dalë në shitje në afatin kalimtar të janar.
United do të jetë i etur për të rikuperuar çdo tarifë për një lojtar që nënshkruan për një çmim shumë të lartë vetëm dy vjet më parë. /Telegrafi/
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...