Manchester United e presin përballje të vështira

14:20 | 24 Shkurt 2017
Arbresh Info

Shorti i hedhur në Uefa Evropa Ligë për xhiron e 16-të të këtij turneu ka vënë Manchester United përball skuadrës ruse Rostov.

United kaloi në fazën tjetër të këtij turneu evropian pas fitores me rezultat të thellë 4 me 0 kundër St Etiennes në ndeshjet eliminuese, transmeton portali arbresh.info.

Dy ndeshjet do të zhvillohen më 9 mars dhe 16 mars. Skuadra e Jose Mourinhos do të udhëtojë në Rusi për të zhvilluar takimin e parë, vetëm katër ditë pas çerekfinales në ‘FA Cup’ kundër Chelseat.

Lojtarët e “Djajve të Kuq” duhet të udhëtojnë 3.744 milje për ndeshjen e parë më 9 mars.

Ndryshe, Manchester United është skuadra e vetme angleze në këtë turne pas eliminimit të Tottenham Hotspurit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme