United pritet që t’i ofrojë kontratë Messi për dy vite nga e cila ai do të fitonte më shumë se 650 000 euro në javë
Paris Saint-Germain janë qartë favorit për të nënshkruar me Leo Messi, e cila gjë u potencua prej që argjentinasi nuk do të vazhdojë më Barcelonën. Megjithatë, Manchester United do të përpiqen për ta transferuar atë duke i ofruar kontratë dy vjeçare nga e cila Messi do të fitonte 672 000 euro në javë.
Sipas The Sun, të cilët thirrën në burime që thonë se kjo ofertë i është dërguar Djajve të Kuq në përpjekje që t’ia marrin nga duart atë PSG-së.
Të gjitha lajmet deri me tani thonë se Messi dëshiron të luajë në Parc des Princes krah shokëve të tij në Kombëtare si Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe ish shokun e tij të Barcelona Neymar.
Manchester United ka treguar se ka ambicie këtë verë, duke transferuar Jadon Sanchon nga Borussia Dortmund dhe Raphael Varane nga Real Madridi. Nëse Messi do të ishte në vijën sulmuese bashkë me Marcus Rashford, Sancho, Edinson Cavani dhe Bruno Fernandes do të shikonim një skuadër të frikshme, por a është United vonë në këtë rast kjo mbetet të shihet. /GE/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë