Manchester United i ka ndarë pikët me Leicester Cityn në takimin që u luajt në kuadër të javës së 31-të në Ligën Premier.
45 minutat ishin të barabartë për të dyja skuadrat, që zhvilluan një lojë të kujdesshme.
Por, në pjesën e dytë – u pa një ritëm më i shpejtë i lojës, me çka edhe u shënuan të dy golat.
Ishte minuta e 63-të e takimit,kur Kelechi Ihenacho shënoi për 1-0 me anë të një asistimi nga James Maddison.
Por, Djajtë e Kuq nuk i lejuan mysafirët të gëzoheshin shumë, pasi vetëm tre minuta më vonë Fred (66) i barazoi shifrat për 1-1.
Maddison më pas tundi rrjetën e Unitedit në minutën e 80-të, por atë e anuloi VAR-i për pozicion jashtë loje.
Kështu, të dy skuadrat u larguar me nga një pikë në fund, duke vazhduar të rrezikojnë vendin për në garat evropiane.
Pas javës së 31-të, Manchester United gjendet në vendin e gjashtë me 51 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami në të pestin, ndërsa Leicesteri është në të nëntin me 37 sosh.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...