Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Leicester City, duke bërë një hap pas sa i përket garës për zonën Champions në javën e 31-të të Premier League.
Gjithësesi, kjo ecuri nuk ka ndikuar te portugezi Bruno Fernandes, i cili ka rinovuar kontratën e tij aktuale deri në vitin 2026 me Manchester United.
27-vjeçari beson te projekti i klubit dhe pavarësisht vështirësive të këtij sezoni, Bruno do të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa pas rinovimit, mesfushori është shprehur shumë i lumtur.
“E kam theksuar edhe më parë, unë jam rritur duke parë këtë skuadër dhe duke ëndërruar që një ditë të luaj për Manchester United. Tani kjo ëndërr është realitet prej disa sezonesh dhe këtu jam shumë i lumtur, na presin gjëra të bukura. Për mua është nder që të luaj për Manchester United” – u shpreh portugezi.
Ish lojtari i Sportingut është pjesë e United nga sezoni 2019-2020, ku deri më tani është paraqitur në 118 ndeshje me “Djajtë e Kuq” dhe ka shënuar 49 gola në të gjitha kompeticionet, ndërsa Bruno ishte protagonist edhe në kualifikimin e përfaqësues portugeze në Katar2022./SS/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit