Manchester United bënë prioritet rinovimin e kontratave të Pogba-s dhe Fernandes

14:17 | 16 Shtator 2021
KRG

Manchester United pas marrëveshjes me Cristiano Ronaldon, është duke llogaritur prioritet kryesor rinovimin e kontratave të dy lojtarëve, Paul Pogba dhe Bruno Fernandes.

Edhe pse kontrata e Fernandes nuk skadon deri në vitin 2025, sipas “Sportmole”, “Djajtë e kuq” dëshirojnë ta blindojnë lojtarin edhe për shumë vite të tjera.

Ndërsa Francezit, Paul Pogba, do t’i skadojë kontrata vitin e ardhshëm.

lojtarët në ndeshjet e para të Premier ligës kanë treguar se janë në formën më të mirë të mundshme.

Fernandes ka shënuar katër gola në katër ndeshje ndërsa Pogba ka asistuar 7 herë deri më tani.

Manchester United ka filluar mirë sezonin e ri në Premier ligë duke qenë e para në tabelë me 10 pikë, ku ka shënuar tre fitore dhe një barazim. /arbresh.info/

Të ngjashme