Manchester United i Jose Mourinho-s është në krizë. “Djajtë” kanë barazuar 0-0 me Southampton dhe kanë humbur vendin e dytë në renditje, që i është marrë nga Chelsea.
Diferenca prej 14 pikësh me Manchester City-in mund të shkojë në 17 pikë, nëse “Qytetarët” bëjnë detyrën nesër në fushën e Crystal Palace.
Ndeshja ka filluar shumë keq për vendasit që kanë humbur Romelu Lukaku-n pas 12 minutash lojë.
Sulmuesi bleg ka marrë një goditje në kokë në minutën e nëntë dhe ka rënë në tokë pa ndjenja.
Pasi ka marrë ndihmën e parë të stafit mjekësor, ai është larguar nga fusha me barrelë dhe me maskë oksigjeni. Para këtij momenti, ka qenë pikërisht Lukaku që ka shkuar shumë afër golit, por goditja e tij me kokë ka shkuar pak sipër traversës.
Miqtë janë kundërpërgjigjur me James Ëard-Proëse, i cili është ndalur nga David de Gea, që ka bërë një pritje të bukur.
Rasti i fundit i pjesës së parë është krijuar nga vendasit, të cilët kanë shkuar afër golit me Juan Manuel Mata, por portieri McArthy i miqve ka bërë një super pritje, me tifozët e “Djajve” që nuk u kanë besuar syve.
Pjesa e dytë ka filluar me një tjetër mrekulli të De Gea-s, i cili ka përdorur këmbët për të ndalur gjuajtjen e bërë nga Shane Long në minutën e 51-të.
Pas sulmeve të vazhdueshme, United ka arritur të gjejë golin në minutën e 82-të me Paul Pogba, por është anuluar pas sinjalizimit të anësorit për një pozicion jashtë loje të francezit.
Ky ka qenë edhe emocioni i fundit i kësaj ndeshje që është mbyllur në barazim pa gola. Një rezultat që hap krizën e skuadrës së Jose Mourinho, që nuk fiton prej katër ndeshjesh të luajtura në të gjitha kompeticionet. /arbresh.info/
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...