Google ADS

Manchester United arrin marrëveshje personale me Jadon Sancho-n

18:55 | 20 Prill 2020
Arbresh Info

Manchester United thuhet se ka arritur marrëveshje personale me yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Anglezi që nga vera e kaluar është i lidhur me kalimin në “Old Trafford” dhe sipas Sun transferimi do ndodh gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.

Marrëveshja personale mes lojtarit dhe “Djajve të Kuq” është arritur, ndërsa ka mbetur vetëm marrëveshja me klubin.

Dortmund për Sancho-n kërkon plotë 100 milionë euro, vlerë të cilën United është duke pritur që të zvogëlohet.

Sancho këtë sezon ka qenë në top formë duke shënuar 17 gola dhe kontribuar me 19 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme