Manchester United afër transferimit së James Rodriguez-it

15:25 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Mancester United është afër të transferojë mesfushorin ofansiv të Real Madrid-it, James Rodriguez.

Kolumbiani nuk është në planet e Zinedine Zidane dhe nuk ka pranuar të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjet e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Këtë sezon ka qenë titullar vetëm në pesë paraqitje dhe kontrata momentale i skadon në vitin 2021.

Carlo Ancelotti është i lidhur me lojtarin, mirëpo sipas Daily Express, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është favorit për Rodriguez-in.

Thuhet se Real-i kërkon se paku 25 milionë euro për shërbimet e 29-vjeçarit.

Mbetet të shihet se cilës skuadër do t’i bashkohet ish ylli i Monaco-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme