Google ADS

Manchester City thyen edhe një rekord në Premier League

17:29 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier League, duke thyer të gjitha rekordet në ligë.

Tashmë, me titullin e kampionit në shtëpi skuadra e Pep Guardiolës është duke shkelur të gjithë kundërshtarët.

Triumfi në udhëtim te West Ham ishte i 30-ti në ndeshje të Premierligës në sezonin 2017/18, duke barazuar rekordin e Chelsea të vendosur sezonin e kaluar (Chelsea 2016-17).

Me tri ndeshje të mbetura, ekipi i Pep Guardiolës është afër për ta thyer këtë rekord. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme