Manchester City siguron talentin e madh argjentinas por ai së pari do të luaj tek Girona

09:29 | 4 Janar 2024
D.H

City Group është njëra nga kompanitë që ka nën pronësi Manchester Cityn dhe skuadrën e Gironës të Spanjës.

Kjo kompani ka arritur marrëveshje me skuadrën e River Plate për talentin e shumëkërkuar argjentinas, Claudio Echeverri, shkruan Arbresh.info.

Ashtu siç raporton e famshmja argjentinase Ole, ky transferim City Group do t’i kushtoj rreth 18 milionë euro, po ashtu përfshihen edhe nëntë milionë euro bonuse.

Echeverri se pari do të qëndrojë në huazim tek skuadra e River Plate edhe për një sezon së paku.

Ndërsa Manchester City e sheh të rrugës që të fitoj sa më shumë minuta dhe përvojë.

Lojtari në fjalë së pari pritet të zbarkojë në skuadrën e Gironës për të qëndruar për një ose dy sezone, e pataj të transferohet tek Manchester City.

Pas mbylljes së disa çështjeve të vogla me lojtarin dhe që ai të kalojë ekzaminimet mjekësore, talenti argjentinas do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029. Sapo të vuloset firma, City Group do t’i paguajë rrogën e tij gjatë vitit që është në River Plate dhe pesë vite të tjera.

River Plate është detyruar të negociojë me City Group dhe të pranojë një ofertë nën pretendimet e klubit për shkak të vendimit të futbollistit për të mos rinovuar kontratën me skuadrën argjentinase, për këtë arsye ai do të largohej më 1 janar 2025 si lojtar i lirë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme