Manchester City ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së fundit të Ligës Premier për tu shpallur kampion i Anglisë për herë të katërt me radhë.
Qytetarët duke e ditur rëndësinë e takimit, nga minuta e parë filluan me sulme të shpejta drejt portës së West Ham.
Në minutën e dytë erdhi goli, kur Phil Foden me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 1-0.
Jeremy Doku dhe Rodri tentuan të shënonin nga pozicione të favorshme, por që nuk ia arritën.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë, kur sërish Foden me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës shënoi për 2-0.
Para se të mbyllej pjesa e parë, në skenë doli Mohammed Kudus që me një gjuajtje të bukur me gërshërë shënoi për 2-1.
Një gol që shqetësoi paksa qytetarët, pasi që epërsia e tyre u ngushtua.
Rodri në minutën e 58-të me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës shënoi për 3-1.
Që prej sezonit 1992/1993 kur Liga Premier mban këtë emër, asnjë klub nuk ka arritur të fitojë titullin katër herë radhazi, ndërsa më së afërti ishte Man Utd kur e fitoi dy herë nga tri herë radhazi./Telegrafi/
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...