Manchester City me rezultat bindës 4 – 0, e ka mposhtur rivalin Liverpool, ndeshje e cila u zhvillua në “Etihad Stadium”.
Skuadra e Pep Guardiolës, para ndeshjes bëri korridorin e nderit, shkaku që “Reds” fituan Premierë Ligën, shkruan portali arbresh.info.
Shifrat i zhbllokojë De Bruyne në minutën e 25-të nga penalltia, ndërsa pas 10 minutave ishte Raheem Sterling që pas asistimit të bukur nga Phil Foden, dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar rezultatin.
Derisa pritej që skuadrat të shkonin në pushime, doli Foden që pas disa pasimeve të bukura me De Bruyne iu largua mbrojtjes së “Reds” dhe u gjend para Alisson, të cilin e mposhti duke shënuar golin e tretë për vendasit.
Mendohej që skuadra e Jurgen Klopp do rikthehej, por ishte Oxlade-Chamberlain në minutën e 66-të që shënojë autogol, duke u munduar ta largojë topin, rezultat me të cilin përfundojë ndeshja.
Pas kësaj fitore, City mban pozitën e dytë me 66 pikë, 20 pikë me pak se Liverpool që tashmë është shpallur kampion./arbresh.info.
https://twitter.com/PremierLgeGoals/status/1278786596083556362
https://twitter.com/UmmWhat_9/status/1278778230309130240
https://twitter.com/EnglidsAway/status/1278788665649618947
https://twitter.com/TheFairchild_/status/1278792207118589960
Vëllai i Madh e çon Edin direkt në nominim për sjelljet e kë...
Kosova me epërsi minimale pas pjesës së parë – Jashari...
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...