Manchester City rrezikon dhe dënim nga Liga Premier me heqje pikësh, pas dënimit serioz të marr nga UEFA për FFP (Financial Fair Play).
Klubi është dënuar me dy vite mospjesëmarrje në garat e UEFA-s dhe 30 milionë euro.
City në një komunikatë për media, ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Mediumi britanik “The Independent” raporton se ka mësuar nga burime të Ligës Premier se klubi rrezikon t’u zbriten pikët nga klasifikimi i këtij sezoni.
Kjo për shkak të penalizimeve për thyerje të rregullave të konkurrencës në futboll, që duhet të shoqërohet edhe me masa penalizuese në kampionat.
Po sipas kësaj gazete ky variant po shqyrtohet dhe është mëse e mundur që kampionëve të Anglisë t’u hiqen pikë nga renditja në kampionatin anglez.
Ka edhe nga ata që mendojnë se dënimi nga UEFA është i madh dhe disa nuk mendojnë se do të ndodhë më ndonjë ndëshkim në Ligën Premier, për shkak të situatës specifike.
Ndërsa askush nuk e sheh një përjashtim nga Liga Premier.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...