Manchester City i është bashkuar garës për mbrojtësin e Porto-s, Alex Telles, i cili kërkohet edhe nga PSG e Chelsea.
Telles ka qenë në super formë te Porto këtë sezon duke shënuar 10 gola dhe kontribuar me nëntë asistime, transmeton portali arbresh.info.
Klubet e mëdha si Chelsea dhe PSG kanë treguar interesimin, por sipas Le10Sport, ata janë duke pasur garë nga skuadra e Pep Guardioles.
Te “Qytetarët” në pozitën e majtë ndodhen Benjamin Mendy dhe Oleksandr Zinchenko, por të dy janë të lidhur me largimin.
Guardiola thuhet se është admirues i stilit të lojës së Telles, andaj do mundohet ta sjellë në “Etihad” kur të hapet merkatoja verore.
Telles ka vetëm 12 muaj kontratë me Porto-n, kurse klauzola e lirimit është 33.5 milionë euro./arbresh.info.
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...