Manchester City ka realizuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Fulhamit në kuadër të xhiros së shtatë.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë duke realizuar me anë të Pereiras në minutën e 26-të, shkruan Arbresh.info.
Kurse nuk vonoi reagimi i Cityt, ku pas gjashtë minutash barazoi Kovacic.
I njëjti lojtar shënoi golin e dytë personal dhe i dha epërsinë Manchester Cityt për herë të parë në ndeshje, dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë.
Jeremy Doku realizoi një gol fantastik në minutën e 82-të, për rezultatin 3-1.
Kurse, Fulham shënoi shtatë minuta më vonë për të ngushtuar epërsinë me anë të Rodrigo Munizit.
Deri në fund gola nuk pati dhe skuadra e Pep Guardiolës arkëtoi tre pikët e radhës.
Falë kësaj fitore City ka 17 pikë dhe ndodhet në vendin e dytë në tabelë kurse Fulham është i gjashti me 11 sosh./Arbresh.info
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...