Barcelona e ka ofruar mesfushorin Rafinha të Manchester City në negociatat për të transferuar qendërmbrojtësin Eric Garcia.
Thuhet se klubi katalunas ofroi edhe tetë milionë euro se bashku me dy milionë euro bonuse, plus Rafinha i përfshirë në marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, klubi anglez ka refuzuar këtë propozim dhe kërkon vetëm 20 milionë euro, çmim i cili është zbritur nga i kërkuari me vlerë 30 milionë euro.
27-vjeçari edicionin e kaluar kaloi huazim të Celta Vigo, me të cilët realizoi katër gola dhe kontriboui me një asistim.
Nëse Garcia nuk transferohet të Barcelona gjatë këtij afati veror, atëherë edicionin e ardhshëm do i bashkohet si agjent i lirë./arbresh.info.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...