Google ADS

Manchester City refuzoi nënshkrimin me Saul Niguez

22:54 | 6 Shtator 2021
KRG

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se refuzoi shansin për të nënshkruar me sulmuesin e Atletico Madridit, Saul Niguez.

Spanjolli u largua nga “Wanda Metripolitano”, pasi dështoi të ishte titullarë nën urdhrat e Diego Simeon.

Saul kaloi te Chelsea në formë huazimi, mirëpo edhe Man City kishte mundësinë për të nënshkruar me spanjollin.

Sipas Manchester Evening News, ishte Guardiola që bllokoi këtë transferim, ngase nuk i përshtatet stili i lojtarit të spanjollit.

Ishte konsideruar shkëmbimi mes Bernardo Silvas dhe Niguezit, por City refuzoi këtë mundësi./Lajmi.net/

Të ngjashme