Manchester City ka njoftuar për të ardhura rekorde prej më shumë se 500 milionë funta në raportin e tyre vjetor për sezonin 2017/18.
Kampioni i Premierë Ligës ka zbuluar gjithashtu një përfitim prej 10.4 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të këtij muaji, City shënoi një dekadë që nga marrja përsipër e klubit nga sheiku Mansour dhe ata anë përmirësuar vazhdimisht pozitën e tyre financiare që nga atëherë.
Edhe pse posedojnë një skuadër me plotë superyje, klubi gjithashtu ka arritur të bëjë faturën e pagave për 52 për qind më poshtë se raporti i të ardhurave.
Skuadra e Pep Guardiolas theu 25 rekorde të ndryshme sezonin e kaluar si dhe arriti të mbledh mbi 100 pikë.
Drejtori Khaldoon al Mubarek beson se shifrat e fundit financiare shfaqin që ata janë në një pozitë të mirë për të vazhduar suksesin e tyre./arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën