Manchester City ka arritur marrëveshje personale me qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly, ndërsa mbetet vetëm marrëveshja mes klubeve.
Oferta e fundit e “Qytetarëve” ishte me vlerë 60 milionë euro, e cila u refuzua nga Napoli, transmeton portali arbresh.info.
Napoli e ka bërë të qartë se nuk do pranojnë ofertë nën vlerën 75 milionë euro duke përfshirë bonuset, kurse gjiganti anglez është duke përgatitur ofertën e re.
Marrëveshja mes dy senegalezit dhe City-t është arritur pas një kohe të gjatë shkaku që dy klubet mes vete nuk kanë raporte të mira dhe kanë negociuar vetëm përmes agjentit.
Mbetet të shihet gjatë javëve të ardhshme nëse do arrihet marrëveshja, që do ta transferonte Koulibaly-n në “Etihad”./arbresh.info.
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen