Manchester City është duke planifikuar të shtrojë ofertën e fundit për sulmuesin Alexis Sanchez para se të mbyllet merkato e transferimeve.
Ylli i Arsenalit besohet se dëshiron të largohet nga klubi, por trajneri Arsene Wenger nuk dëshiron të shes atë, transmeton portali arbresh.info.
Sanchez dëshiron të jetë në Ligë të Kampionëve dhe Manchester City mund t’ia ofrojë këtë. Pavarësisht se ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, City ka përgatitur një ofertë prej 60 milionë funta për 28-vjeçarin.
Arsenali sigurisht do të jetë i joshur nga të hollat, veçanërisht duke ditur faktin që Sanchez mund të largohet vitin e ardhshëm falas. Ata arritën të fitojnë dy ndeshjet e para kompetitive këtë sezonin pa yllin e tyre kryesor.
Sanchez ka shënuar 53 gola në Premierë Ligë gjatë tri sezoneve./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...