Manchester City po bën gjithçka për ta bindur Paul Pogbas që të përfundojë në “Etihad Stadium”.
Mirëpo, e ardhmja e mesfushorit francez duket se do të jetë larg Anglisë.
Sipas mediumit britanik “The Athletic”, trajneri Pep Guardiola e ka takuar personalisht lojtarin, në tentim që ta bindë për ta tradhtuar Manchester Unitedit dhe për t’u transferuar në ekipin e kaltër të qytetit, përcjell.
Mirëpo, këtë tradhti ka refuzuar ta bëjë përfaqësuesi francez, përkundër insistimit të përfaqësuesit të Cityt, Txiki Begiristatain, i cili ia ka prezantuar atij një kontratë faraonike, në linjë me rrogat më të larta që i marrin lojtarët e “Citizens”.
Ish-futbollisti i Juventusit, pasi e ka marrë në konsideratë ofertën, ka vendosur të mos e pranojë atë, i vetëdijshëm se do të vihej përballë një presioni mediatik dhe më gjerë, që do të mundë të ndikonte në paraqitjet e tij.
Sipas të gjitha gjasave, Pogba do të rikthehet në Juventus, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës. /arbresh.info/
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...