Barcelona raportet se ka refuzuar një ofertë nga Manchester City për Sergi Roberton.
‘Mundo Deportivo’ pohon që Manchester City ka bërë një përpjekje për të blerë mbrojtësin e krahut të djathtë dhe dëshironte të paguaj 30 milionë funta për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Të dy klubet janë në merkato për lojtarë në këtë pozitë derisa gjiganti katalunas vazhdon të kërkojë rinënshkrimin me mbrojtësin Hector Bellerin nga Arsenali.
Por, Barcelona i ka thënë Manchester Cityt se Sergi nuk është në shitje për asnjë çmim.
Trajneri i ri i skuadrës në Camp Nou, Ernesto Valverde thuhet se e sheh Sergin si pjesë e planeve të tij dhe nuk ka ndërmend të lejojë atë të largohet nga klubi./arbresh.info
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...