Manchester City e dëshiron me patjetër në skuadër qendërmbrojtësin e Inter-it, Milan Skriniar.
Sipas Calciomercato, trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola është admirues i madh i Skriniar, andaj e do në “Etihad” sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Në mënyrë që Inter ta mbajë në skuadër Lautaro Martinez-in që kërkohet nga Barcelona, “Neurazurët” janë duke konsideruar mundësinë për të sakrifikuar Skriniar.
Vitin e kaluar, City ofroi 65 milionë euro për sllovakun, por oferta u refuzua menjëherë.
Raportimet e fundit thonë se gjiganti italian nuk do pranojë ndonjë ofertë më të ulët se 80 milionë euro./arbresh.info.
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?