Google ADS

Manchester City nis festën

19:07 | 15 Prill 2018
Arbresh.info

Manchester City edhe matematikisht është kampion i Anglisë për sezonin 2017/18, pasi Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi, duke u mposhtur 0-1 nga WBA.

Çfarë ironie, disa ditë më parë ishte ekipi i Jose Mourinho që ia shtyu festën Manchester City, ndërsa sot, është vet Manchester United që ia dhuron titullin ekipit të Pep Guardiolës, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” humbën në shtëpi 0-1 nga WBA, çka do të thotë se edhe matematikisht Manchester City fiton titullin e Premierligës për sezonin 2017/18.

“Koha jonë, qyteti ynë – kampion të Premierligës për sezonin 2017/18”, shkruan City në rrjetet sociale.

“Kampion, çfarë ndjenje. Shumë i lumtur të ndajmë një tjetër trofe me tifozët”, Vincent Kompany.

Benjamin Mendy: “Jemi kampionë, urime djelmosha”.

Ky është titulli i pestë në histori për Man City, që ka trifumfuar edhe më 2013/14, 2011/12, 1967/68 dhe 1936/37.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme