Manchester City mbrëmë shënojë fitore ndaj skuadrës serbe Cverna Zvezda, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League, më rezultat 3-1.
Mirëpo problemi pas ndeshjes për skuadrën angleze duket të jetë i madh, shkruan arbresh.info.
Bernardo Silva pësoj lëndim në fund të pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa i shtohet listës së lojtarëve të lënduar si Kevin De Bruyne, Stones dhe Grealis.
“E vërteta është se jemi në vështirësi, por nuk kam ndërmend t’i përdor këto mungesa si justifikim për rezultatet. Do të tentojmë të fitojmë ndeshjet e ardhshme me lojtarët që kemi në dispozicion.
Kemi pesë titullarë jashtë dhe nëse vazhdon kështu për shumë kohë, atëherë bëhet e vështirë. De Bruyne dhe Stones duhen edhe pak kohë për t’u rikthyer, tani humbasim edhe Bernardo Silvën. Të shohim si do të shkojë rikuperimi për pjesën tjetër” – ka thënë Guradiola në konferencës pas ndeshjes së djeshme.
“Qytetarët” ndeshjen e ardhshme do ta kenë ndaj Nottinghamit në kuadër të Premier League. /arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media