Cristiano Ronaldo ka vendosur të largohet nga Juventusi këtë verë, por portugezi nuk ka shumë zgjidhje kur kanë mbetur vetëm edhe një javë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.
Menaxheri i tij, Jorge Mendes, është duke bërë përpjekje ta dërgojë Ronaldon te ndonjë klub tjetër, por vetëm Manchester City ka shprehur interesim për të.
Sipas mediave italiane, Paris Saint-Germain dhe Real Madridi nuk janë të interesuara për portugezin.
Dëshira e 36-vjeçarit është t’i bashkohet kampionit të Premierligës, sipas gazetës franceze L’Equipe.
Po ashtu, thuhet se Ronaldo ua ka bërë me dije bashkëlojtarëve në Juventus se dëshiron t’i bashkohet Manchester Cityt.
Juventusi i kërkon 30 milionë euro apo ndonjë lojtar që ka atë vlerë, për ta liruar Ronaldon.
City mund ta blejë Ronaldon nëse dështon ta blejë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane./GE/
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...