Manchester City mposht Zvezdën në Beograd, Leipzig triumfon ndaj Young Boys

20:41 | 13 Dhjetor 2023
D.H

Manchester City ka arritur të triumfojë ndaj Crvena Zvezdës në Beograd 3-2, me skuadër të dytë në kuadër të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve të Champions League.

Me këtë fitore City bëhet skuadra e dytë pas Real Madrid që arriti të fitoj gjashtë ndeshjen e fazës së grupeve, shkruan Arbresh.info.

Dy golat e parë për Cityn erdhën nga dy debutues në Champions League.

Hamilton shënoi në minutën e 19-të për të krijuar epërsinë fillestare, kurse Oscar Bobb shënoi golin e dytë në minutën e 62-të.

Kurse nga penalltia Kalvin Phillips qëlloi për 3-1 në minutin e 85-të, por ishte Katai që shënoi për 3-2 në kohën shtesë dhe rezultatin përfundimtar në këtë ndeshje.

Teksa në sfidën tjetër të grupit G, Leipzigi arrit të triumfoj me  rezultat 2-1, ndaj Young Boys.

Sesko shënoi golin e parë për Leipzig në minutën e 51-të, teksa dy minuta më vonë u barazua rezultati nga Young Boys, përmes Colleyt.

Leipzig reagoi shpejt me Emil Forsbergun i cili shënoi brenda dy minutave për të rikthyer epërsinë e gjermanëve.

Me këto rezultate Manchester City përfundon liderë i grupit C, me 18 pikë, e ndjekur pas nga RB Leipzig me 12 pikë, po ashtu këto dy ekipe siguruan kualifikimin për në fazën e 1/8 së finales në Champions League.

Teksa Young Boys përfundoi kampanjën në vendin e tretë me katër pikë duke arritur së paku Europa Leaguen.

Ndërsa e fundit përfundoi Crvena Zvezda e cili përshëndetet nga garat evropiane./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme