Google ADS

Manchester City me mega ofertë për Lionel Messin? Reagon kampioni anglez

12:39 | 14 Tetor 2018
Arbresh Info

Manchester City ka hedhur poshtë plotësisht pretendimet se ata i kanë ofruar një pagë trefishë më të madhe superyllit Lionel Messi në përpjekje për të joshur atë nga Barcelona në vitin 2016.

Drejtori i Manchester Cityt, Khaldoon Al Mubarak është cituar nga mediat spanjolli të shtunën duke emëruar superyllin e Barcelonës si lojtarin të cilin është penduar më së shumti që ka dështuar për të nënshkruar me të, transmeton portali arbresh.info.

Raportet përfshin gjithashtu sugjerime që Al Mubarak, i cili ka qenë në detyrë te klubi që nga viti 2008, ka zbuluar se ka kërkuar nga Pep Guardiola për të diskutuar ofertën bindëse financiare me ish lojtarin e tij.

Por, kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka hedhur poshtë këto raporte.

“Ne hedhim poshtë saktësinë e këtyre raporteve”, ka thënë një zëdhënës i Cityt.

City është përfolur shpesh për transferimin e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, i cili ka shpenzuar gjithë karrierën e tij në Camp Nou.

31-vjeçari është golashënuesi rekord i Barcelonës dhe bartë shiritin e kapitenit që nga largimi i Andres Iniestas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme