Manchester City me lehtësi fiton ndaj Watford, lider i ri në Angli

20:36 | 4 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Manchester City ka përfituar nga humbja e Chelseat me rezultat 3:2 në duel me West Ham-in, duke marrë kreun e tabelës në Premier League.

“Citizens” ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3:1 ndaj Watford, në ndeshjen e javës së 15-të.

Vendasit nuk i rezistuan kampionit në fuqi.

Futbollisti Bernardo Silva është shënues i dyfishtë.

Golat për Cityn u shënuan nga Sterling (4′), B. Silva (31′ e 63′) dhe për Watfordin, Cucho (75’).

Manchester City kryeson me 35 pikë, duke lënë pas Liverpoolin me 34 dhe Chelsean me 33, ndërsa Watford është në pozitën e 17-të me 13.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme