Pep Guardiola është rikthyer në stolin e Manchester Cityt pas operacionit në shpinë që e mbajti jashtë për tre javë.
Trajneri katalunas ishte në Barcelonë për tu operuar pas një problemi në shpinë dhe në mungesë të tij, skuadra drejtohej nga ndihmësi i parë Juan Manuel Lillo.
Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë dhe eksperti i famshëm spanjoll tashmë është sërish gati për sfida të reja me klubin nga Etihad.
“Menaxheri u kthye në Akademinë e Futbollit të Cityt këtë javë pas shërimit të tij nga një operacion rutinë në shpinë në Spanjë muajin e kaluar”, thuhet në njoftim, transmeton telegrafi.
Fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve, Ligës Premier dhe Kupës FA mundën Sheffield United (2:1) dhe Fulham (5:1) në mungesë të Guardiolës për të qëndruar në krye të tabelës me katër fitore.
City të shtunën do të vizitojë West Hamin, ndërsa në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të martën e ardhshme do të luajë në shtëpi kundër Crvena Zvezda.
— Manchester City (@ManCity) September 13, 2023
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe