Manchester City dhe Interi do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ataturk Olympic” të Stambollit, me synimin e vetëm te trofeu i Ligës së Kampionëve.
Për ta prekur finalen e kësaj gare, në gjysmëfinale, City e eliminoi Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5:1, kurse Interi e eliminoi Milanin, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve 3:0.
Të dy skuadrat janë përballur dy herë mes vete, ku që të dyja kanë regjistruar nga një fitore. (Viti 2010: Inter 3-0 Manchester City, Viti 2011: Inter 0-3 Manchester City).
Këtë sezon, City është në ndjekje të tripletës pasi që fitoi Premier Ligën dhe trofeun e FA Cup, kurse Interi po e kërkon trofeun e katërt të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka fituar Kupën e Italisë të këtij edicioni.
Sa i përket ndeshjes së sontme, te City mungon vetëm i suspenduari Benjamin Mendy, kurse te Interi nuk do të paraqitet mbrojtësi brazilian, Dalbert.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:
Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Walker, Dias, Akanji; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland
Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Mkhitaryan, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...