Manchester City do të provojë përsëri në afatin kalimtar të verës për të transferuar mesfushorin e Leicester Cityt, Riyad Mahrez, këtë e zbulojnë burimet pranë kampionëve të Premier Ligë për ESPN.
Mahrez mbetet në radarin e Guardiolas megjithëse nuk arriti ta blinte algjerianin gjatë janarit të kaluar. City kishte një ofertë para + lojtar me vlerën 70 milionë euro për Mahrez por Leicester e refuzoi në ditën e fundit të merkatos së dimrit.
Mahrez ka një kontratë deri në 2022 me Leicester, por sipas ESPN ai është gati të largohet në fund të sezonit pasi kërkon të luajë në Ligën e Kampionëve. Në janar, Mahrez kërkoi me çdo kusht largimin dhe refuzoi të zbriste në fushë për Dhelprat, por marrëveshja mes dy klubeve nuk u arrit dhe ai u detyrua të kërkonte falje.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...