Manchester City ka informuar Juventus se është vetëm një mënyrë për ta transferuar sulmuesin Gabriel Jesus.
Drejtori sportiv i “Zonjës Vjetër”, Fabio Paratici është admirues i madh i brazilianit, andaj e do në Torino, transmeton portali arbresh.info.
Por, trajneri i City-t, Pep Guardiola nuk është i interesuar për ta humbur Jesus, andaj ka refuzuar negociatat.
Sipas Tuttosport, Paratici është informuar nga City që mënyra e vetme për transferimin e Jesus është nëse Dybala përfshihet në marrëveshje.
Ka sugjerime që Pjanic ose Costa do shkëmbehen, por klubi anglez i ka refuzuar ofertat./arbresh.info.
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person