Momentalisht, Manchester City janë duke e konsideruar seriozisht një kandidat potencial për të zëvendësuar Pep Guardiolën sipas një raportimi të ri.
City bëri historinë në ditën finale të sezonit duke fituar titullin e katërt rresht të Ligës Premier. Ky ishte trofeu i 17-të i Pep Guardiolës në regjimin e tij në “Etihad”, duke e zgjeruar rekordin e tij si trajneri më i suksesshëm në histori të klubit anglez.
Kontrata e Guardiolës me Cityn skadon në fund të sezonit 2024/2025, që do të thotë se klubi duhet të përgatitet për largimin e tij gjatë javëve dhe muajve në vazhdim.
Me këtë në mendje, City raportohet se është i vendosur për një kandidat në veçanti pasi thashethemet për të ardhmen e Guardiolës janë rritur.
Football Transfers raporton se Xabi Alonso po shihet si kandidati ideal për të zëvendësuar Guardiolën, pasi besojnë që ish-lojtari i Real Madridit mund të vazhdojë trashëgimin e tij.
Në fakt, hierarkia e Cityt ka vendosur unanimisht që Alonso është njeriu i duhur për stolin dhe momentalisht është kandidati i vetëm të cilin po e konsiderojnë seriozisht.
Që prej se mori “frenat” e Bayer Leverkusenit në tetor të vitit 022, Alosno e ka transformuar ekipin gjerman në një ekip të pamposhtur.
Leverkuseni është bërë ekipi i parë që ka kompletuar një sezon të tërë në Bundesliga pa asnjë humbje të pësuar, teksa e kishin vendosur një rekord të ri në Evropë me 51 ndeshje radhazi pa humbje./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...