Manchester City i sigurt që De Bruyne do e rinovojë kontratën

18:46 | 16 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester City është i bindur që mesfushori Kevin de Bruyne do nënshkruajë kontratë të re në “Etihad”, pasi klubit iu heq dënimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

City ishte dënuar nga UEFA për dy vite mospjesëmarrje, por vendimi i CAS e hoqi këtë dënim, transmeton portali arbresh.info.

Belgu kishte konfirmuar se do e konsideronte largimin nëse qëndronte ky lëndim, por preferenca e tij është të mbetet në Angli.

Kontrata momentale De Bruyne-s i skadon në vitin 2023 dhe thuhet se do e rinovojnë edhe për dy vite.

Sipas Metro, me kontratën e re belgu do fitojë rreth 300 mijë euro në javë.

Të interesuar për shërbimet e De Bruyne mbesin Real Madrid-i, Barcelona, PSG dhe Juventus-i./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme