Manchester City i ofron kontratë trevjeçare Lionel Messi-t

17:25 | 27 Gusht 2020
Arbresh Info

Manchester City i ka ofruar kontratë trevjeçare yllit të Barcelonës, Lionel Messi, duke parë dëshirën e lojtarit që të largohet nga “Camp Nou”.

Kështu ka raportuar media e njohur spanjolle, Marca, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se City është favorit për shërbimet e argjentinasit, fal trajnerit Pep Guardiola dhe lidhjeve të mira që ka lojtari me Sergio Aguero-n.

City nuk do provojë të nis negociatat me Barcelonën dhe do e transferojë lojtarin vetëm nëse këtij të fundit i pranohet kërkesa që të jetë agjent i lirë.

Inter-i shihet si opsioni tjetër, kurse skuadrat e tjera të mëdha evropiane si PSG, Juventus e Bayern Munich nuk do mundohen./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme