Jamal Musiala është njëri nga objektivat kryesor të Manchester Cityt për të transferuar në mesfushë.
Por për talentin gjerman ka një konkurencë të madhe dhe se çmimi është mjaftë i lartë, shkruan Arbresh.info.
Për të transferuar në Manchester, City do të duhet të derdhë në arkat e Bayernit plot 150 milion euro.
E nëse kjo nuk arrihet citiziens ka një alternativë të dytë.
Kësaj radhe jo jashta Anglisë, por pikërisht në Londër, tek West Ham United.
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola, është e interesuar për mesfushorin brazilian Lucas Paqueta, i cili është duke kaluar një formë të mirë me çekanët.
Kujtojmë se këtë verë West Hami ka refuzuar një shumë prej 70 milion euro për brazilianin nga City.
80 milion është oferta e radhës që pritet të dërgojë Manchester City në drejtim të brazilianit, sipas The Sun.
Padyshim se nga londinezët, braziliani vlerësohet më shumë.
Këtë sezon ai është paraqitur në 11 ndeshje ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar te një tjetër./Arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...