Google ADS

Manchester City gati të shpenzojë 150 milionë euro, Alaba është objektivi kryesor

20:24 | 13 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester City gjatë merkatos verore do shpenzojë 150 milionë euro për të përforcuar skuadrën.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, sot (e hënë) mori lajmin e mirë, ngase iu heq dënimi nga UEFA për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Guardian, “Qytetarët” janë të gatshëm të shpenzojnë 150 milionë euro për t’i ndihmuar teknikut spanjoll të përforcojë edhe më shumë skuadrën.

Objektivi kryesor është ylli i Bayern Munich, David Alaba, i cili thuhet se ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe është i hapur për sfidën e radhës.

Në listë ndodhen edhe lojtarët, si Kalidou Koulibaly, Ruben Dias, Pau Torres, Caglar Soyuncu, Milan Skriniar dhe Nathan Ake./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme