Manchester City ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Newcastle United, në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën Premier.
Vendasit shënuan gol që në minutën e dytë me anë të Sean Longstaff, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje.
City e gjeti golin e avantazhit me anë të Bernardo Silvas (26’) i cili shënoi një gol mjaft të bukur për 1-0 pas asistimit të Kyle Walker.
Newcastle reagoi menjëherë pas golit të pësuar, ku arritën të përmbysin gjithçka në harkun e dy minutave.
Ishte fillimisht Alexander Isak (35’) që shënoi për të barazuar shifrat në 1-1 dhe më pas Antony Gordon (37’) ai i cili shënoi golin e përmbysjes për 2-1.
Në pjesën e dytë Guardiola reagoi duke futur në lojë De Bruynen, impakti i të cilit u vërejt menjëherë në fushë.
De Bruyne (74’) shënoi për të barazuar shifrat në 2-2 pas një aksioni spektakolar nga ana e mysafirëve.
Goli i rikthimit dhe i fitores për Cityn u shënua nga talenti i akademisë Oscar Bobb (91’) i cili me një goditje në mesin e portës shënoi për 3-2.
Me këtë fitore City ngushton epërsinë ndaj Liverpoolit në vetëm dy pikë dhe tani ka 43 pikë të grumbulluara ndërsa Liverpooli si lider ka 45 sosh./Telegrafi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...