Manchester City e ka mundur 2-1 Aston Villën. Ka shkuar në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë se Manchester United, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Manchester City është këndellur.
Pas humbjes nga Leeds United, City i Pep Guardiolës ka marrë pikët e plota në udhëtim te Aston Villa, duke triumfuar 2-1.
City e nisi keq takimin, duke pranuar gol që në minutën e parë, John McGinn realizoi për 1-0.
City reagoi me golin e Phil Foden, që në minutën e 22-të barazoi rezultatin në 1-1.
Para se skuadrat t ë shkojnë në pushim shënoi edhe Rodri, golin e përmbysjes dhe të fitores për 2-1, pasi 45 minutat e pjesës së dytë nuk u tund më rrjeta.
City dhe Villa e mbyllën takimin me nga 10 lojtarë.
Për Cityn Stones u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 40’, derisa për Aston Villën u përjashtua Matty Cash pasi mori dy të verdhë për tre minuta, në min 54’ dhe 57’.
City ka shkuar në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë se Manchester United, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës