Manchester City ka fituar në udhëtim te Norwich City me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar formën e lartë dhe dominimin në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke çuar në 15 ndeshje serinë pa humbje.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga City, i cili përveç rasteve të shumta arriti të shënoj edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 31-të dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Kyle Ëalker.
Në pjesën e dytë, City ishte i papërmbajtshëm duke dominuar në çdo aspekt dhe duke shënuar edhe tri gola tjerë për të siguruar një fitore të madhe.
Pas vetëm tre minutave lojë në këtë pjesë erdhi goli i parë me anë të Phil Foden që shënoi nga afërsia për 0-2.
Sterling doli në skenë përsëri në minutën e 70-të duke shënuar për 0-3, ndërsa në minutat shtesë kompletoi het-trikun duke shënuar për rezultatin përfundimtar 0-4 pas një topi të kthyer nga penalltia e cila iu prit nga portieri vendas.
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo 12 më shumë se Liverpooli i dyti, por me dy ndeshje më pak, ndërsa Norëichi renditet në vendin e 18-të me 17 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur, ndërsa Norwichi udhëton te Liverpooli.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag